Kontrata e Robert Lewandowskit me Barcelonën përfundon në vitin 2026, megjithatë rendimenti dhe mbi të gjitha mosha e polakut, detyrojnë Barcelonën të mendojnë edhe për zëvendësuesin e 35-vjeçarit. Dhe, në fakt drejtuesit katalanas e kanë gati alternativën.
Sipas shtypit spanjoll, i preferuari i trajnerit Xavi Hernandez është Julian Alvarez i Manchester Cityt. Argjentinasi e ka treguar veten e tij me The Citizens edhe pse Pep Guardiola nuk i dhuron mjaftueshëm minuta. Por, te Barcelona sulmuesit mund t’i garantohet roli i protagonistit kryesor dhe kjo e tundon 23-vjeçarin.
Alvarez në kontratën e tij ka një klauzolë që e lejon të largohet nga City për shifrën e 50 milionë eurove dhe te Barça po mendojnë seriozisht të bëjnë një sakrificë për një sulmues që garanton shumë për të ardhmen./ss
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...