Kryeministri i vendit, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e ri jorezident të Irlandës për Kosovë, Ragnar Almqvist.
Duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e palëkundur të Irlandës ndaj vendit tonë, Kurti falënderoi ambasadorin në veçanti për mbështetjen ndaj aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përcjell Arbresh.info.

“Në takim u theksua se gjatë dy viteve të fundit, vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në implementimin e reformave kyçe, promovimin e demokracisë dhe forcimin e sundimit të ligjit. Kryeministri Kurti po ashtu foli dhe mbi situatën aktuale dhe sulmin terrorist nga ana e Serbisë me datën 24 shtator”, thuhet në komunikatën për media.
U bisedua për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit, rritjen e mundësive të shkëmbimit tregtar, investimeve ekonomike dhe projekteve kulturore midis dy vendeve tona.

Kurti theksoi se mirëpret bashkëpunimin e ngushtë me Irlandën për të thelluar më tej lidhjet në mes të dy vendeve./Arbresh.info

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?