Veshur me jelek anti-plumb dhe shoqëruar nga dhjetëra ushtarë izraelitë e zyrtarë të lartë vendas, dy drejtueset e BE, Ursula von der Leyen dhe Roberta Metsola panë nga afër shkatërrimin në rrugët e Kfar Azza, një fshat disa kilometra larg Gazës, thuajse i shkatërruar.
Presidentet e Komisionit dhe Parlamentit Europian ecën për minuta të tëra, qark shtëpive të shembura e makinave të shpërthyera, duke kuptuar sesi janë bombarduar pa pushim nga ajri ditët e fundit, deri në shkatërrim.
Fshati është braktisur, nuk ka mbetur më asnjë njeri. Von der Leyen i tha zyrtarëve se Izraeli duhet të respektohet e mbrohet dhe kjo është arsyeja që ajo vetë është atje, për të siguruar Izraelin, për mbështetjen e Europës e institucioneve të saj./a2cnn
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...