Gjermania i dha dritën jeshile Izraelit për të përdorur dy dronë të telekomanduar Heron TP, të cilët janë në gjendje të mbajnë armë, ndërsa ushtria izraelite po kryen operacione hakmarrëse kundër Hamasit pas sulmit të tij të paprecedentë të shtunën dhe thuhet se po planifikon një operacion tokësor në Gaza.
Sipas Der Spiegel, Forca Ajrore izraelite i kërkoi Berlinit gjatë fundjavës që të vërë në dispozicion dy UAV-të e prodhuara nga Izraeli (IAI) si pjesë e operacioneve të saj kundër lëvizjes islamike palestineze në enklavën bregdetare. “Gjermania mbështet Izraelin me deri në dy drone të marrë me qira nga Bundeswehr”, thuhet në një deklaratë.
Sipas Spiegel, Izraeli pezulloi trajnimin e 16 pilotëve gjermanë në Izrael gjatë fundjavës për shkak të sulmit të Hamasit. Ata pritet të kthehen së shpejti në Gjermani. Blerja e pajisjeve për transportimin e armëve për këta dronë u miratua vitin e kaluar nga Berlini, pas vitesh debati për këtë çështje në vend.
Boris Pistorius, ministri gjerman i mbrojtjes, tha në margjinat e një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s të mërkurën se nëse situata përkeqësohet, Izraeli mund të kërkojë bashkëpunimin e aleatëve dhe partnerëve të tij. Megjithatë, ai nxitoi të sqarojë se zyrtarët izraelitë sigurojnë se “ata nuk kanë nevojë për mbështetje të natyrës ushtarake apo teknike”./abcnews.al
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...