Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me rastin e hapjes së shkollës së re në Vranidoll, tha se kanë krijuar një hapësirë ku do të lulëzojë dija.
Rama bën të ditur se për 161 nxënës të këtij fshati do të ketë një ambient krejtësisht të ri, dhe më të përshtatshëm.
Kryetari i kryeqytetit tha se kjo është një dëshmi tjetër e angazhimit për të ofruar mjedis më të mirë arsimor.
“Përuruam objektin e ri të SHFMU “Nënë Tereza” në fshatin Vranidoll. 161 nxënës të këtij fshati do të kenë një ambient krejtësisht të ri, më të përshtatshëm dhe afër shtëpive pa pasur nevojë të udhëtojnë çdo ditë në fshatrat e tjera. Dëshmi kjo e angazhimit tonë për të ofruar mjedis më të mirë arsimor në gjithë Kryeqytetin. Kjo shkollë ka sipërfaqe 1500 metra katrorë dhe 500 metra katrorë shtesë të dedikuar për sallën e sportit. Kemi krijuar një hapësirë ku mund të lulëzojë dija dhe nxënësit tanë mund të shndërrohen në qytetarë të përgjegjshëm”, shkruan Rama në Facebook./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...