Ëshhtë hapur shkolla e re në Vranidoll.
Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besiana Musmurati, tha se pas zvarritjes disa vjeçare, Vranidolli më në fund u bë me shkollë të re.
Ajo bëri të ditur se shkolla ka 9 klasë të reja, 2 kabinete, 1 bibliotekë dhe 1 klasë për arsim parafillor, sallë të edukatës fizike si dhe qasje për fëmijë me aftësi të kufizuara
“Pas zvarritjeve disavjeçare, Vranidolli më në fund u bë me shkollë të re. Kompanitë e papërgjegjshme i ndëshkuam dhe hapëm rrugë për finalizimin e një projekti kaq të rëndësishëm për këtë komunitet dhe për gjithë Komunën e Prishtinës. Shkolla ka 9 klasë të reja, 2 kabinete, 1 bibliotekë dhe 1 klasë për arsim parafillor, sallë të edukatës fizike si dhe qasje për fëmijë me aftësi të kufizuara”, shkruan ajo në Facebook, duke e shoqëruar shkrimin edhe me fotografi nga ceremonia e hapjes./Arbresh.info/






Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë
VV nesër mban tubim elektoral në Prishtinë
Punëtori përgjegjës harroi t’i lëshojë nxemjet, ndërpritet m...
Kurti vizitoi për ngushllime familjen Bllaca
Van Dijk dëshiron që Salah të qëndroi tek Liverpooli
Negociatorët amerikanë kërkojnë që Ukraina të heqë dorë nga ...