Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme në veri të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.
Ai tha se këto bastisje lidhen me rastin e Banjskës.
“Po është duke u zhvilluar aksion në tri lokacione të ndryshme në veri, lidhur me rastin në Banjskës”, tha Elshani.
Më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup personash të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku, një polic të plagosur dhe një të lënduar.
Deri tash është konfirmuar se tre prej sulmuesve janë vrarë.
Përgjegjësinë për sulmin terrorist e ka marrë ish nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiçiq./Arbresh.info/
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...
Ambasadori i OKB: Mbi 1.300 civilë iranianë të vrarë nga sul...
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar