Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, k treguar ndaj zëdhënësit të BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano rreth deklaratës për masat ndaj Kosovës që s’janë hequr pasi ende s’ka ndodhur deeskalimi i kuptimplotë.
“Dita për ditë BE-ja vazhdon të vetëdjegojë besueshmërinë e saj në Ballkanin Perëndimor. Kosova që u agresua nga Serbia në një përpjekje të dukshme për të destabilizuar dhe ka shumë të ngjarë të aneksonte pjesën e saj veriore, do të jetë nën sanksionet e BE-së derisa de facto të heqë dorë nga siguria e saj kombëtare”, ka shkruar ai në ‘X’, raporotn RTKlive.
Ndryshe dje zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se shtetet anëtare ende nuk kanë parë mjaftueshëm hapa nga Kosova për “një deeskalim kuptimplotë”, dhe kjo është arsyeja pse masat janë ende në fuqi.
Stano ka thënë se qysh në fillim është thënë se masat mund të vendosen ndaj të dyja palëve e po ashtu se masat janë fleksibile dhe mund të hiqen nëse shihet e nevojshme.
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...