Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e vendodhjes së Lordi Arsim Sulja nga fshati Gllamnik me nënshtetësi Holandeze.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se i dyshuari kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11.09.2023, në Podujevë.
“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. I dyshuari Lordi Arsim Sulja nga fshati Gllamnik, me nënshtetësi Holandeze, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11.09.2023, në Podujevë”, njofton Policia.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./Arbresh.info/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...