Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se 11 shqiptarë janë sjellë nga Izraeli në Tiranë, përmes një fluturimi të organizuar nga Mali Zi.
Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Ministria e Jashtme bën me dije se po punohet dhe me vendet e tjera të rajonit për të transferuara nga Izraeli të gjithë ata shtetas shqiptarë që do të kenë nevojë për ndihmën.
Në një video të publikuar në MEPJ, qytetarët tregojnë vështirësitë dhe ndihmën e marrë nga ambasada shqiptare në Izrael.
“11 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Izraeli për në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vijon të shohë të gjitha mundësitë dhe është në kontakt edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre”, thueht në njoftimin e MEPJ./ euronews/
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...