Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në magjistralen Prishtinë – Pejë në afërsi të Vragolisë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Luljeta Mehmeti.
Mehmeti tha se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ndërsa shtoi se përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.
“Nga informacionet e pranuara nga terreni, mund të konfirmojmë se sot në orët e mëngjesit në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë, në afërsi të Vragolisë, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë një kamion dhe një veturë. Njësia përgjegjëse ka dalë në vendngjarje dhe sipas informacioneve, në aksident nuk ka persona të lënduar, ka vetëm dëme materiale”, tha Mehmeti./Arbresh.info
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake