Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka marrë raporte për disa amerikanë të vrarë nga sulmet në Izrael.
“Jemi duke punuar jashtë orarit për t’i verifikuar ato”, tha Blinken për rrjetin televiziv CNN.
“Në të njëjtën kohë, ka raporte për amerikanë të zhdukur. Po punojmë për t’i verifikuar edhe ato”, shtoi ai.
Militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës më 7 tetor – gjë që nxiti reagimin e menjëhershëm të ushtrisë izraelite me sulme ajrore.
Zyrtarët në Izrael raportuan për më shumë se 600 njerëz të vrarë, ndërsa ata në Rripin e Gazës thanë se së paku 370 veta janë vrarë dhe mbi 2.000 të tjerë janë plagosur në konfliktin që vazhdon.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, shprehu më herët “mbështetje të palëkundur” për Izraelin.
Hamasin, SHBA-ja dhe disa vende të tjera perëndimore e kanë shpallur organizatë terroriste.
Blinken tha SHBA-ja “ka gjasa” që të dalë gjatë ditës me ndihmë të re ushtarake për Izraelin.
“Fokusi ynë i parë është të sigurohemi që Izraeli ka atë që i nevojitet”, tha ai.
Më herët, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se, gjatë ditëve në vijim, Departamenti i Mbrojtjes do të punojë “për të siguruar që Izraeli ka atë që i nevojitet për ta mbrojtur veten dhe për t’i mbrojtur civilët nga dhuna dhe terrorizmi”./REL
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje