Dy persona janë arrestuar dje në Vushtrri, të cilët në gjendje të dehur kanë vozitur automjetin me të cilët kishin shkaktuar aksident trafiku me një veturë private ku për pasojë kanë goditur edhe veturën e Policisë.
Sipas Policisë, njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor.
Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Mursel Bllata, Vushtrri/07.10.2023-18:27. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë ndaluar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur( nën ndikim të alkooli) të cilët në ikje kanë shkaktuar aksident trafiku me një veturë private dhe kanë goditur veturën e policisë. Njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Drejtori i Policisë: Nga viti 2000 e deri më sot kemi humbur...
U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar në Prishti...
LDK në Mitrovicë del nga koalicioni qeverisës me LVV-në
Peci tallet keq me degën e LDK-së në Mitrovicë: Me 3% nuk pu...
Rogertit i jepet edhe një shans për të qëndruar në Big Broth...
Kosova dhe Austria nënshkruajnë planin e bashkëpunimit bilat...