Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Spanjë, në kaudër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granadë.
E para e shtetit ka falënderuar Spanjën për mikpritjen, duke shtuar se me organizimin e suksesshëm të Samitit bashkoi liderët evropianë në frymën e barazisë
“Falënderoj Spanjën për mikpritjen dhe organizimin e suksesshëm të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granadë, duke bashkuar liderët evropianë në frymën e barazisë, si parim themelor i kësaj platforme. Mirënjohës Mbretit Felipe VI dhe Mbretëreshës Letizia, Kryeministrit Sanchez dhe zonjës Gómez Fernández për pritjen e ngrohtë në Alhambrën madhështore”, ka shkruar presidentja në Facebook./Arbresh.info/
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...
Remzie Osmani arrin shifër të ‘çmendur’ në Spotify