Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, s’e ka komentuar nëse BE-ja duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë, pas sulmit të fundit në Kosovë.
“Jam këtu për të folur për viza, jo për politikë. Dua të jem pozitiv sot”, ka thënë ai, në kampanjën informuese për liberalizimin e vizave.
Rohde tha se kjo kampanjë, e cila ka filluar të enjten dhe do të vazhdojë edhe për dy muaj në gjithë Kosovën, është e mrekullueshme.
Tutje, Rohde shtoi se dëshiron të shohë sa më shumë kosovarë në Gjermani, vitin e ardhshëm.
“Është e mrekullueshme që Qeveria ka nisur këtë kampanjë informuese për liberalizimin e vizave, i cili tashmë ka ndodhur”.
“E kam thënë edhe para një viti, unë do të jem ambasadori i fundit gjerman që do të duhet ta pyesni për viza. 1 janari 2024 është një ditë e mrekullueshme për Kosovën, por edhe për ambasadën. Liberalizimi i vizave do të duhej të ndodhte që moti”.
“Vitin e ardhshëm mbahet kampionati evropian në futboll, në Gjermani, dhe dua sa më shumë kosovarë atje që t’i bashkëngjiten këtij kampionati”, ka thënë Rohde./eo
Rexhbecaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë