Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në lansimin e fushatës informuese për liberalizimin e vizave.
Në fjalën e tij kryeministri Kurti tha se se kjo fushatë financohet nga zyra e kryeministrit dhe do të vazhdojë edhe në komunat e tjera, shrkuan Arbresh.info.
Ai ka thënë se duhet të kemi kujdes sepse duhen rregullat, duke thënë se liberalizimi është për afat të shkurtëra dhe jo për punë.
“Kjo fushatë financohet nga zyra e kryeministrit dhe do të vazhdojë edhe nëpër komunat e tjera. Procesi ka qenë i tejzgjatur, kur e kishte presidencën Çekia, dhe kemi punuar që të kthehet në teme. Ku në veçanti dua të theksoj, lufta ndaj terrorizmit, krimit dhe korrupsionit dhe zhvillimit. Nga një janari merr fund regjimi për vizat për Kosovën. Duhet të kemi kujdes sepse duhen rregullat, pra liberalizimi është për afat të shkurtëra dhe jo për punë. Duhet të kemi kujdes bashkë me qytetarët se gjobat janë edhe për ne edhe për ju. E kemi merituar që nga hera por që e kemi marrë tash dhe nga vitit i ardhshëm.”, u shpreh Kurti.
“Unë e provova testin, plotësone edhe ju dhe nëse i dini pesë pytje i merrni 100 pikë dhe më pas merrni kapelë edhe çantë”, tha ai./Arbresh.info








Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...