Pas përmbytjeve shkatërruese që përfshinë Libinë, disa monumente arkeologjike kanë dalë në dritë. Ato janë zbuluar nga autoritetet libiane që inspektuan qytetin e lashtë grek pranë Dernas.
“Pasi situata të normalizohet pas kësaj katastrofe që shkaktoi humbje njerëzish, duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe sitit arkeologjik dhe duhet të formohet një komitet kombëtar, i përbërë nga ekspertë, në mënyrë që këto monumente arkeologjike të saposhfaqura të klasifikohen, dhe të hartohet një plan për rehabilitimin e vendit. Kjo duhet të ndodhë sa me shpejt të jetë e mundur, jo vetëm brenda zonës kryesore të Kirenesë, por kudo ku janë shfaqur monumente arkeologjike,” tha Drejtori i Departamentit të Arkeologjisë, Ahmed Issa.
Qyteti i Kirenesë u ndërtua në vitin 631 p.e.s. nga grekët, dhe arriti kulmin e tij në shekullin e katërt p.e.s. me zhvillimin e veprimtarisë bujqësore dhe tregtisë.
Qyteti dallohet nga banjat e tij greke, Tempulli i Zeusit, i cili u themelua në shekullin e pestë para Krishtit, Tempulli i Apolonisë dhe të tjerë.
Pas përmbytjeve më shumë se 11,000 njerëz u raportuan të vdekur, ndërtesat dhe urat e rrugëve u shkatërruan, veçanërisht në qytetin e Dernas./euronews.al
Sulm masiv në Odesa, 18 të plagosur, dëme të mëdha materiale
Netanyahu kërkon që qeveria britanike të ndërmarrë veprime p...
Ramiz Lladrovci nderon 280 martirët nga Verboci
310 gjoba për motoçiklistët gjatë prillit në Pejë
Komunat në kolaps financiar: Mbi 344 milionë euro të humbura...
Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...