Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, bashkë me stafin e tij, sot vizitoi familjen Bunjaku dhe në emër të Policisë së Kosovës u shprehu ngushëllime.
Gjatë kësaj vizite, Hoxha I ndau medaljen “Mburojë e Policisë”, si dhe në emër të ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla i dorëzoi flamurin e Republikës së Shqipërisë si nderim për veprën heroike të rreshter Afrim Bunjaku, shkruan Arbresh.info.
“Ky ishte edhe një mesazh tjetër i Drejtorit të Përgjithshëm që në këso kohë të vështira të qëndrojmë bashkë dhe të mbështesim familjen Bunjaku dhe të gjithë pjesëtaret e Policisë që me dedikim e sakrificë përkushtohen në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën tonë.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rreshteri, Afrim Bunjaku ra heroikisht më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit si pasojë e sulmeve nga një grup i maskuar dhe i armatosur.
Presidentja, Vjosa Osmani e shpalli “Hero i Kosovës”, të ndjerin Afrim Bunjaku./Arbresh.info
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit