Sofyan Amrabat ka luajtur ndeshjen e tij të parë si titullar te Manchester United.
Mesfushori maroken i transferuar te United në ditën e fundit të afatit kalimtar veror nga Fiorentina e nisi nga minuta e parë ndeshjen ndaj Crystal Palace në EFL Cup, ku Djajtë e Kuq fituan me rezultat të pastër 3-0.
Marokeni ishte një ndër më të dalluarit për Djajtë e Kuq në triumfin 3-0 përballë Crystal Palace në EFL Cup ndërsa pas sfidës, theksoi se kishte punuar të gjithë jetën për të shijuar atmosferën e një stadiumi si “Old Trafford”.
“Mendoj se ishte mbrëmja perfekte, luajtëm shumë mirë dhe mbi të gjitha fituam me shifrat 3-0. Isha në fushë për rreth një orë, kam ëndërruar për një mbrëmje të tillë prej fëmijërisë sime”.
“Kam punuar shumë fort gjatë gjithë karrierës, të luash në Old Trafford është e mrekullueshme”, tha Amrabat.
Tutje mesfushori maroken tha se i kishte thënë trajnerit Erik Ten Hag se është i gatshëm të futet edhe në portë nëse është nevoja.
“Ishte e martë dhe stadiumi ishte sërish plot, ndjesi fantastike. Ia bëra të qartë edhe Ten Hag se jam i gatshëm të luaj në çdo pozicion në fushë, edhe portier nëse është nevoja”, u shpreh Amrabat. /Telegrafi/
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...