Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier me të cilin ka diskutuar për sulmin në veri nga i cili humbi jetën rreshteri, Afrim Bunjaku dhe disa policë u plagosën.
Gjatë këtij takimi, Osmani ka theksuar se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për këtë akt agresioni teksa ka kërkuar ndërmarrjen e masave konkrete dhe vendosjen e sanksioneve, shkruan Arbresh.info.
“Presidentja ka theksuar se për këtë sulm terrorist dhe akt agresioni nga ana e Serbisë duhet të ketë përgjegjësi nga ana e shtetit serb. Ajo gjithashtu ka thënë se shpreson se pasi shtetet aleate të përfundojnë procedurat e tyre të brendshme për konfirmimin e informacioneve që kanë të bëjnë me sulmin e fundit ndaj Kosovës, do të ndërmarrin masa konkrete dhe sanksione ndaj Serbisë, për shkak të involvimit të saj të drejtpërdrejtë në këtë sulm, qoftë si shtytëse, organizatore apo lehtësuese e tij”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca.
Ndër të tjer , Osmani ka falënderuar ShBA-të për mbështetje në këtë periudhë ku siç thotë ajo, po sfidohet rëndë siguria kombëtare e Kosovës.
“Presidentja, ndërkaq, ka falenderuar aleatët, në rradhë të parë SHBA-të, për mbështetjen dhe solidaritetin pas vrasjes së rreshterit policor, heroit të Kosovës Afrim Bunjaku, si dhe bashkëpunimin dhe përkrahjen e institucioneve të sigurisë në këtë kohë kur po sfidohet rëndë siguria kombëtare e Kosovës”.
Ndërkaq, Ambasadori Hovenier i ka shprehur edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta për vrasjen e rreshterit./Arbresh.info
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...