Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha se me shpalljen e tre ditëve të zizë në Serbi për terroristë serbë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq po e pranon haptas para gjithë botës se ai personalisht qëndron prapa grupit terrorist serb të manastirit të Banjskës.
Berisha shkruan se zgjidhja e vetme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan është dorëzimi sa më parë i Vuqiçit në Hagë.
“Vuçiç shpall ditë zie për terroristët serb! Ai pranon haptas para gjithë botës se ai personalisht qëndron prapa grupit terrorist serb të manastirit të Banjskës. Ky akt i ri luftënxitës i Sllobodanit të ri përbën një vendim i cili provon se zgjidhja e vetme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan është dorëzimi sa më parë i këtij krimineli në Hagë, për gjenocidin dhe krimet e tij monstruoze, që ka kryer kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve pak vite më parë”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Arbresh.info
Qeveria e Serbisë e ka shpallur ditën e nesërme (e merkur) ditë zie.
Ky vendim erdhi për shkak të sulmit terrorist që bandat kriminale serbe bënë në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës dhe katër sulmues serb.
“Qeveria e Serbisë kërkon nga të gjitha mediat dhe organizatorët e ngjarjeve publike që programin e tyre ta përshtatin ditën e zisë të mërkurën, më 27 shtator, dhe në këtë mënyrë t’i respektojnë viktimat në Kosovë dhe Metohi, thuhet në njoftimin e Qeveria e Serbisë”./Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit