Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit të tij në New York ku po mbahet Asambleja e Kombeve të Bashkuara, në takime me liderë të ndryshëm botëror, është duke kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë bërë.
Begaj me anë të një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se këtë gjë së fundmi ia ka kërkuar homologut të tij nga Botsvana, Kenia dhe Sudani i Judut, shkruan arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së, u takova me homologët e mi nga Botsvana, Kenia dhe Sudani i Jugut.
Teksa nxitja e marrëdhënieve të mira dypalëshe është e rëndësishme, fokusi im kryesor ishte njohja zyrtare e Republikës së Kosovës nga këto shtete. /arbresh.info/
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...