Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar një postim në Facebook për “Ditën pa makina”, e cila u shënua sot edhe me zgjerimin e sheshit deri të rrethi me flamur.
I pari i Prishtinës ka shënuar se sot kryeqyteti i Kosovës iu bashkua kryeqendrave botërore, shkruan arbresh.info.
Postimi i plotë:
Ju bashkuam kryeqendrave të botës në “Ditën pa Makina”.
Një rast i mrekullueshëm për të ndryshuar rutinën tonë dhe për të shijuar një ditë më të pastër për mjedisin tonë.
Sot ju qytetarë të dashur nga ora 10:00 e deri në 15:00, keni pasur mundësinë të shfrytëzoni biçikletat e trotinetët për transport në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, si një mënyrë e veçantë për të shënuar ditën botërore PA MAKINA.
Formë e shkëlqyeshme për të rritur ndërgjegjësimin ndaj mjedisit dhe për të zvogëluar ndikimin negativ në planetin tonë të bukur. /arbresh.info
Dy ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet hungareze – publ...
Ministri i Maqedonci: FSK po forcohet me përfshirje dhe bara...
“Punët e Shqipërisë”, Rama me pensionistët: 5-fishojmë pensi...
Me 90 vota për, miratohet Rezoluta për mbrojtjen e së vërtet...
Rezoluta për çmimet e naftës nuk miratohet, deputetët e Vetë...
Izraeli kërkon bisedime me Libanin, paralajmërohet rrezik pë...