Ballkani ka pësuar disfatë nga Viktoria Plzen në xhiron e parë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës pësoi 1:0 nga Viktoria Plzen në stadiumin “Doosan Arena” në Çeki. Golin e fitores për vendasit e realizoi Kalvach në minutën e 73-të të ballafaqimit nga distanca, falë edhe një devijimi.
Mbrojtësi i Viktoria Plzen, Robin Hranac vlerësoi kampionin e Kosovës pas ndeshjes, duke thënë se ata iu çasën takimit, njëjtë sikur Drita në ndeshjen kualifikuese në raundin e parë.
“Po, në pjesën e parë thamë me vete se duhet të fokusohemi pak më shumë në këtë. Mendoj se ishim pak nervozë. Por Ballkani është një ekip i shkëlqyer. E pamë në video se do të jenë teknike. Nuk e prisja që të zbrisnin fare kështu, por e bënë, njësoj si Drita. Unë mendoj se ata u hakmorën. Nëse do të luanin më aktivisht, do të krijonin më shumë raste” – tha Robin Hranac pas ndeshjes.
Sfida ndërmjet Viktoria Plzenit dhe Ballkanit ishte në kuadër të Grupit C në Ligën e Konferencës.
Në këtë grup janë edhe Dinamo Zagrebi e Astana./Lajmi.net/
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...