Ka kaluar rrezikun për jetë inspektori i policisë Edlir Alleshi i cili u plagos mbrëmë në Tiranë gjatë detyrës.
Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje mjekësore pasi plumbi në zonën e barkut i kishte prekur disa organe.
Aktualisht polici ndodhet në Spitalin e Traumës ku është vizituar nga disa kolegë dhe të afërm që thanë se gjendja e tij është stabile, raporton Top-channel.tv
Plagosja e tij erdhi pasi ai i kërkoi një personi që të ndalej për t’u kontrolluar nga policia, pastaj i dyshuari ka filluar të vraponte dhe kur është ndjekur nga policia ka shtënë me armë zjarri ku mbeti i plagosur Alleshi.
I dyshuari Klerent Bozhanaj ka qenë emigrant në Itali, dhe është kthyer muajin e kaluar në Tiranë.
Ndërsa policia ka premtuar 20 mijë euro për këdo që jep informacion për vendndodhjen e tij.
Tutje policia shqiptare tha të mos merret asnjë veprim ndaj tij nga qytetarët përveç që të lajmërojnë në numrin 112.
Haradinaj: AAK mbështet dërgimin e FSK-së në Gaza
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...