Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë gjatë periudhës janar-gusht ka realizuar 678 inspektime gjatë periudhës janar – gusht, kurse shqiptoi 72 gjoba.
Kjo Ministri njofton se 364 inspektime kanë qenë të planifikuara.
“Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë periudhës janar – gusht 2023, ka realizuar 678 inspektime nga të cilat 364 inspektime kanë qenë të planifikuara, 134 inspektime specifike si dhe 180 tematike”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 72 vendime të shkallës së I-rë , me gjobë. Nga këto raste, 33 vendime janë të shqiptuara për institucionet të cilat punojnë pa licencë, si dhe 39 vendime të tjera ku u konstatuan shkelje dhe parregullsi të ndryshme.
Tutje në njoftim thuhet se ndaj shkelësve të ligjit nuk do të ketë asnjë tolerancë.
“Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në zbatimin e Ligjit dhe dispozitave të tjera në funksion të rritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve mjekësore dhe kujdesit ndaj qytetarëve në Institucionet Shëndetësore. Ndaj shkelësve të ligjit nuk do të ketë asnjë tolerancë. Subjektet të cilat ofrojnë shërbime shëndetësore duhet të respektojnë të gjitha rregullat e parapara me ligj për ushtrim të veprimtarisë”, thuhet tutje në njoftim.
Ministria e Shëndetësisë fton ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të sinjalizojnë kur hasin në veprimtari të dyshimta të institucioneve shëndetësore./Arbresh.info/
Erdogan në Samit: Përpjekjet e BE për të investuar në mbrojt...
Zelensky: Isha i gatshëm për takim me Putinin, por ai kishte...
“Trump tha se Zoti e shpëtoi se kishte një plan për Amerikën...
Zelensky në Tiranë: Ukraina është e gatshme për armëpushim, ...
Samiti në Tiranë – Costa: Paqja po minohet çdo ditë, Evropa ...
Macron në Samitin e BE në Tiranë: Rusia nuk e do armëpushimi...