Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbyllja e rrugës “Rexhep Luci”, do të shndërrohet në një park.
Rama tha se me mbylljen e kësaj rruge kishin synimet e qarta, të promovohet mjedisi, dhe të sigurohen më shumë hapësira të gjelbërta.
“Një hap i madh drejt një mjedisi më të pastër dhe një qyteti më të qetë. Me mbylljen e rrugës “Rexhep Luci” për qarkullimin e parkimin e veturave patëm një synim të qartë: të promovojmë mjedisin, të sigurojmë më shumë hapësira të gjelbëra dhe të krijojmë një qytet më të përshtatshëm për të gjithë banorët dhe këmbësorët”, ka shkruar Rama, përcjell Arbresh.info
I pari i Prishtinës tha se ky ndryshim do të sjell një rritje sigurie për këmbësorët, duke shtuar se do të shtohet zona e gjelbërimit për të kënaqur të gjithë këmbësorët dhe ata që zgjedhin të relaksohen në këtë zonë.
“Çfarë do të sjellë kjo ndryshim? Rritje e sigurisë për këmbësorët: Mbyllja e rrugës për veturat do ta bëjë më të sigurt për këmbësorët të ecin dhe të shijojnë këtë zonë pa stresin e trafikut. Më shumë hapësira të gjelbëra: Do të shtojmë zonën e gjelbërimit për të kënaqur të gjithë këmbësorët dhe ata që dëshirojnë të relaksohen në këtë zonë. Kjo do të përmirësojë cilësinë e jetës sonë dhe do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit”, ka shkruar ai./Arbresh.info/







Agim Ademi niset drejt SHBA-së, i ftuar nga FIFA për Kupën e...
U.D Presidentja Haxhiu vlerëson mbështetjen e Suedisë për au...
Rama: Po e përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe në Sha...
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra