Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti i cili tha se me zgjedhjet e reja, opozita zhduket.
Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku lidhur me këtë deklaratë ka thënë se Kurti përgjigjen e parë e ka marrë në zgjedhjet lokale më 2021, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq, ka shtuar se përgjigjen e dytë, do e marrë kur do të mbahen zgjedhjet e përgjitshme, të cilat sipas saj, do të mbahen shpejtë.
“Po Kryeministër, Ju mendoni se e zhdukni opozitën ( më mirë me thanë dëshironi ), sikurse që mendoni se keni fuqi me zhdukë gjithçka dhe secilin që nuk pajtohet me ju. Njejtë dëshironi dhe synoni edhe për mediat, shoqërinë civile, biznest, prokurorinë. Përgjigjen e parë e keni marrë në zgjedhjet lokale me 2021. Përgjigjen e dytë do ta merrni kur të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Shpejtë.”, ka shkruar Çitaku./Arbresh.info
Përplasje e pazakontë për nënshkrimet mes Bahtirit dhe Lusha...
Nagavci, LDK-së: Po ju presim
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: E për çka nënshkrimet e tua kr...
Çitaku: Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidat për presiden...
LDK e përsërit: I kemi 15 nënshkrime, presidenti duhet të zg...
Kurti: Nuk kemi asnjë problem me çfarëdo kandidati që mund t...