Osasuna mund të përballet me një dënim nga La Liga, pasi tifozët bënë thirrje fyese ndaj Mason Greenwood gjatë ndeshjes së së dielës me Getafen.
Greenwood, i huazuar nga Manchester United , bëri paraqitjen e parë për klubin e tij të ri duke ardhur nga stoli si zëvendësues në pjesën e dytë të fitores 3-2 në “Coliseum Alfonso Perez”, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa një numër i tifozëve vendas brohoritën prezantimin e 21-vjeçarit në minutën e 77-të, një pjesë e tifozëve si mysafirë në stadium brohorisnin “Greenwood, vdis”.
Ai luajti një rol në golin e fitores, gjuajtja e tij u bllokua edhe nga këndi që shënoi Nemanja Maksimovic.
Mësohet se vëzhguesi zyrtar i ndeshjes së La Ligës kanë dëgjuar thirrjet dhe kanë nisur një proces ligjor e disiplinor që do të vijojë tani.
I pyetur nga The Athletic për të komentuar thirrjet, trajneri i Osasuna, Jogoba Arrasate i dënoi ato, ndërsa tregoi gjithashtu talljet nga tifozët vendas në drejtim të tij.
Paraqitja ishte e para e Greenwood në një lojë konkurruese për 19 muaj.
Ai iu bashkua Getafes në një huazim një sezon më 1 shtator./Arbresh.info/
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League