Barcelona mori të shtunën një fitore të madhe ndaj Real Betis me rezultat 5-0, ku shkëlqyen edhe ardhjet e reja.
Edhe pse nuk shënoi, Gavi mori shumë lëvdata nga trajneri Xavi Hernandez pas ndeshjes.
“Është e vështirë për mua të heq Gavi nga fusha. Ai është i shpejtë, bën rikuperime, presion të madh”.
“Gavi është zemra e ekipit, ai është një lojtar thelbësor. Shumë thanë se ai do të luante më pak këtë sezon, por ai është një futbollist shembullor”, ka thënë Xavi, shkruan telegrafi.
Gavi ka startuar në çdo fitore për Barçën këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke i ndihmuar ata të dominojnë shumë ndeshje.
Duket qartë se është një nga të preferuarit e Xavit dhe pritet që edhe në të ardhmen të luajë si startues.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...