Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se fermeri Isa nga Boletini është përfitues i mekanizmit bujqësor me vlerë prej 99 mijë e 800 euro.
Peci me anë të një postimi në Facebook tha se si Isa mbarështon mbi 50 krerë lopë e viça dhe ka të kontraktuar edhe 50 hektarë tokë, të mbjella kryesisht me drithëra.
“Isa nga Boletini është përfitues i Programit për Zhvillim Rural / Grante 2022 për mekanizëm bujqësor në vlerë 99.800 euro. Si fermer shumë i vyer Isa mbarështon mbi 50 krerë lopë e viça dhe ka të kontraktuar edhe 50 hektarë tokë, të mbjella kryesisht me drithëra”, shkroi Peci.
“Investimet në: Bistricë, Boletin, Çabër, Vllahi, Rashan, Frashër, Koshtovë, Rahovë, Tunel të parë, Broboniq. Janë milionshe si asnjëherë më parë. Sa herë jam në Boletin, emocionet janë të veçanta sepse edhe figurativisht përballem me thënien “guri i randë peshon n’ven të vet”, ka shkruar ministri Peci./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...