Valmir Breznica, është viktima që u qëllua për vdekje sot brenda një marketi në Podujevë.
Në ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Podujeve, mbeti e plagosur gruaja e viktimës, ndërsa dorasi ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Arbresh.info mëson se pasi viktima bashkë me gruan e tij kanë hyrë në market, menjëherë kishte hyrë edhe i dyshuari, i cili ka shtënë me armë zjarri në drejtim viktimës dhe të gruas të tij, e cila mbeti e plagosur.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë”
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur. Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, një i vdekur dhe një i plagosur
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...