Policia e Kosovës raporton se në rrethana të panjohur është përfshirë nga zjarri një veturë me targa të Serbisë në veri të Mitrovicës.
Njësitet policorë dhe ekspertët e zjarreve kanë dal në vendin e ngjarjes.
Të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri ka dëmtuar edhe një pjesë të një çatie që ishte afër veturës.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Rr. Çlirimi, Mitrovicë Veri 10.09.2023 – 02:05. Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një veturë, me targa të Serbisë. Njësitet policore dhe zjarrfikësit, eksperti i zjarreve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin. Të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri ka dëmtuar edhe një pjesë të një çatie që ishte afër veturës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Kurti inspekton punimet finale të Qendrës Multifunksionale n...
Kurti viziton punimet në Pishinën Gjysmëolimpike në Podujevë
“Çështje e KQZ-së”, Kurti për moscertifikimin e ...
“O injorant, o zagar”, tensione mes PS-së dhe PD-së në Kuven...
Gurthemeli në ‘Zahir Pajaziti’, Kurti: Ia kemi borxh Llapit,...
Isni Kilaj arrin në shtëpi pas lirimit me kusht nga Gjykata ...