Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të shkojë dhe t`i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Ajo ka thënë se gjatë kësaj vizite ai duhet të mësojë nga Thaçi dhe të tjerët, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale.
Ajo i ka kritikuar videot e VV-së, të cilat kanë për synim ta kritikojnë punën e ish-presidentit të Kosovës.
“Presidenti Thaçi në intervistën e tij, kur flet për Kosovën dhe aleatët, e thotë që falënderimi më i madh për mbështetësit e Kosovës është suksesi ynë. Edi Rama e ka bërë Shqipërinë pikë referente në turizëm, kulturë, art. Përtej kësaj, Edi ka vendosur ta marrë mbi supe një betejë jo të lehtë e me shumë kokëçarje për të, mbrojtjen publike dhe diplomatike të luftës së UÇK-së. Kryeministri Kurti jo vetëm që nuk i ka vizituar, po në videot e VV vazhdon ta përgojojë Presidentin Thaçi, ndonëse ai nuk është këtu për t’i dhënë përgjigje. Kryeministri duhet të shkojë në Hagë, t’i takojë, e që besa edhe të mësojë nga ata”, ka thënë Çitaku për Nacionale.
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...