I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.
Përmes një postimi në Twitter, Lajçak bënë të ditur se kanë shkëmbyer shënime mbi zhvillimet në terren dhe kanë ndarë vlerësimet e tyre mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme.
“Mirëprita komandantin e KFOR-it Ristuccia sot në Bruksel. Është e rëndësishme të shkëmbejmë shënime mbi zhvillimet në terren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme. Mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë”, ka shkruar Lajçak./Arbresh.info/
Welcomed @NATO_KFOR Commander Major General Ristuccia to Brussels today. Important to exchange notes on developments on the ground and share our assessments on potential sources of future tensions. Grateful for KFOR’s vital work in building a secure environment in Kosovo. pic.twitter.com/CPQisgYkth
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 5, 2023
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...
NATO: S’ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kos...
Maqedonci për blerjen e raketave kineze nga Serbia: Shpërfaq...
Osmani: Masakra e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë dëshmi e k...