Street Party Prishtina 2023, edicioni i katërt, shtyhet për datën 16 shtator 2023, për shkak të vendimit zyrtar të Komunës së Prishtinës (Shërbimeve Publike) për mbajtjen e eventit në lokacionin e ri në rrugën “George Bush”, tek Katedralja.
Tema e këtij edicioni është, “Për qytetin tonë!” si festë e krijimtarisë, artit e muzikës të Prishtinës.
Street Party Prishtina edicioni IV ka për qëllim promovimin e muzikës, artit dhe inovacionit për audiencën vendore dhe ndërkombëtarë ku ndikon në ngritje të kapitalit kulturore në shoqëri e gjithashtu krijim të kontakteve të reja ndermjet artisteve dhe inovatoreve për bashkëpunime potenciale, dhe në aspektin turistik ku do të promovohen vlera të ndryshme kulturore dhe artistike, Telegrafi.
Street Party Prishtina do të ofrojë kënd falas për artistë të rinj (piktorë, skulptorë, fotografë, punime artizanale, instalacione, arte abstrakte, etj) dhe inovatorë, ku gjatë eventit mund të promovojnë, të shesin produktet e tyre.
Në të njejtën kohë kjo do të shërbejë si një platformë për promovimin e krijimtarisë së tyre dhe mundësi për bashkëpunime potenciale.

Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...