Ministria e Drejtësisë e ka konfirmuar se do t’i mbulojë shpenzimet e mbetura për bartjen e kufomës së argjentinases, Maria Clara Urdungaray, në Argjentinë, e cila dyshohet se vdiq pasi partneri i saj e ka gjuajtur nga kati i gjashtë, në Fushë Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info shefi i kabinetit të kësaj ministrie, Genc Nimoni, i cili ka thënë se për shkak të kushteve të vështira ekononike të familjes të viktimës kanë marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve.
“Për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të familjes së viktimës, Qeveria do të merr përsipër mbulimin e shpenzimeve për bartjen e kufomës të së ndjerës”, tha Nimoni.
Aktualisht, i dyshuari për vrasjen e saj, Endrit Nikaj, ndodhet në paraburgim. Kurse Prokuroria Themelore e Prishtinës ka vendosur që të shtyj edhe dy muaj të tjerë paraburgim për të dyshuarin që vrau të dashurën e tij argjentinase në Fushë Kosovë./Arbresh.info/
Moti sot me diell në Kosovë
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane