Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka festuar së fundmi ditëlindjen e saj.
Ajo mbushi 34 vjet, gjersa këtë ditë vendosi ta shënoi në një festë në jaht bashkë me anëtarët e saj të familjes dhe shoqërinë e ngushtë.
Këngëtarja e hitit “I’m Good (Blue)”, publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi nga festa, ku u shfaq duke pozuar me një fustan të zi në jaht.
Ajo kishte veshur një fustan të gjatë me hapje të mëdha te pjesa e gjoksit dhe krahu i saj, të cilat e bënin të dukej edhe më atraktive.
“Faleminderit për urimet tuaja për ditëlindje”, shkroi Rexha në mbishkrimin e këtyre imazheve në Instagram.
Artistja me origjinë shqiptare përndryshe mbushi 34 vjet mes sukseseve të shumta në muzikë, ku ndër to këtë veçohet edhe publikimi i albumit të saj të tretë në karrierë, “Bebe”.



Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...