Florian Marku dhe Dylan Moran e kanë ndezur sfidën mes tyre që në konferencën për shtyp para ndeshjes që do të zhvillojnë të shtunën e 2 shtatorit.
Në përballjen pallë për ballë, Marku dhe Moran kanë pasur ngacmimet e tyre, me boksierin kuqezi që para mediave tha se kundërshtari I tij është tejet I frikësuar.
“Ai dridhej kur ishim ballë për ballë, u përpoq ta fshihte. Nëse shikoni videot nga kamerat, ai tundte këmbët”.
Irlandezi menjëherë u përgjigj duke shtuar.
“Kurrë në jetën time nuk do të dridhem para teje”.
Më tej Marku edhe një herë theksoi se kundërshtari I tij kurrë nuk ka hapur në rrugëtimin e tij një rival më të fortë se ai.
“Unë do ta gjuaj. E di që do të përpiqet të boksojë, do të përpiqet të vrapojë, por unë do të jem shumë I fortë për të”.
Në ballafaqimin mes Markut dhe Moran nuk munguan as ngacmimet dhe tensioni, teksa në fund të dy boksierët e nisën para kohe duelin e tyre./ss
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...