Policia e Kosovës ka sekuestruar kokainë në vlerë rreth 7000 euro dhe ka arrestuar dy persona në Prizren.
Në njoftimin për media thuhet se sot Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antidrogës në Prizren ka zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për kontrollin e shtëpive të disa personave të dyshuar.
Policia në vazhdën e realizimit të këtij operacioni policor, hetuesit kompetent të antidrogës gjatë punës në teren kanë arrit që të dyshuarin me iniciale (A.E.) ta ndalojnë përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në rrugën “William Voker” në Prizren dhe tek ai gjatë kontrollit janë gjet dy (2) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 2,55 gram, të cilit i është sekuestruar edhe një automjet, përcjell Arbresh.info
Operacioni i bastisjes dhe kontrollit ka vazhduar në tri lokacione dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar:
Të holla kesh 1140 Euro dhe 40 Franga zvicerane
Një DVR @LHUA
Një shtëpizë e kompjuterit ngjyrë e zezë llojit DELL,
45 qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 23,04 gram
Tri qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 52,34 gram
Një peshore digjitale
Një qese najloni e mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 1,76 gram
Dy telefona mobil dhe
Një automjet Citroen ngjyrë e bardhë me targa vendore,
Pesha e përgjithshme e substancës narkotike e dyshuar për Kokainë është 79.69 gram e që vlera e tregut sipas raportimeve arrin rreth 7 mijë euro.
Policia njofton se me vendim të prokurorit kujdestar dy persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, përderisa hetimet janë duke vazhduar nga antidroga në Prizren./Arbresh.info/


Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...
Kurti: I vështirë normalizimi i marrëdhënieve me regjim auto...
Kurti nga Gjakova: Në katërvjeçarin e ardhshëm do të ndërtoj...
“Punëtor dhe i drejtë”, Sinani u bën thirrje qyt...
Spiropali nga Shkupi: Gjuha shqipe, gjuhë zyrtare në Maqedon...