Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim lamtumirës drejtorin e zyrës së Fondacionit gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung në Kosovë, Rene Schlee dhe në takim njoftues drejtorin e sapoemëruar, dr. Peter Hurrelbrink.
Osmani vlerësoi lartë kontributin e FES-it, në mbështetjen e vazhdueshme për institucionet e vendit, ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin politik të të rinjve dhe grave, si dhe zbatimin e shumë programeve në dobi të qytetarëve të Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Krahas kësaj, Presidentja Osmani falënderoi Schlee për bashkëpunimin e mirëfilltë ndërmjet Zyrës së Presidentes dhe zyrës së FES-it, në Kosovë gjatë edicionit të kaluar të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, bashkëpunim ky i cili u rikonfirmua për edicionin e sivjetshëm.
Duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Zyrën e Presidentes, Schlee me këtë rast prezantoi Dr. Peter Hurrelbrink, drejtorin e ri të zyrës së FES-iz, në Kosovë.
Me këtë rast, të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit./Arbresh.info
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës