Tifozët e Romës në pritje të Lukakus
Një numër i madh i tifozëve të Romës kanë nisur të mblidhen në aeroportin Ciampino në Romë teksa presin arritjen e Romelu Lukakut.
Sulmuesi belg 30-vjeçar do të fluturojë nga Brukseli për në kryeqytetin italian këtë pasdite për të përfunduar huazimin e tij prej 5.8 milionë eurosh nga Chelsea.
Ai do të zbarkojë në Romë rreth orës 17:00 me kohën tonë lokale.
Lukaku është një përforcim i shumëpritur te Roma dhe tashmë tifozët i kanë bërë një mural, të pikturuar në rrugët e qytetit nga artisti vendas Anonimo74.
#Roma, #Lukaku in arrivo: cresce l’attesa a #Ciampino pic.twitter.com/feX1y0YmnG
— calciomercato.com (@cmdotcom) August 29, 2023
Roma do t’i paguajë komplet pagën e sulmuesit belg, ndërsa Chelsea i ka caktuar çmimin prej 45 milionë euro për këdo që dëshiron ta blejë kartonin e lojtarit.
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...