Ish-ambasadori i Holandës në Kosovës, Robert Bosch ka akuzuar Serbinë se po bënë lojë dinake sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.
Siç shkruan Bosch në rrjetin social Facebook, normalizimi për Serbinë do të thotë Kosova të jetë pjesë e Serbisë, derisa shtron pyetje se “kur do ta kuptojnë këtë ndërkombëtarët”.
“Një tjetër dëshmi e lojës dinake që po luan Serbia: për ta normalizimi do të thotë Kosova pjesë e Serbisë! Kur do ta kuptojnë më në fund ndërkombëtarët? Vuçiq e hodhi poshtë marrëveshjen e Ohrit në të njëjtën ditë që ishte hartuar dhe as nuk u qortua për ketë. Kur do ta marrim drejtësinë në rajon?”, tha ai.
Bosch iu referua përplasjes në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me atë të Serbisë, Ana Brnabiq.
Kjo e fundit kishte thënë se Kosova dhe Serbia janë një vend dhe jo dy vende të ndara.
Ndërsa Kurti i është kundërpërgjigjur duke thënë se normalizimi i marrëdhënieve me një shtet si Serbia është i vështirë, duke e përmendur se popullata atje është pro BE-së vetëm 36% kurse në Kosovë 95%./Arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...