Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla do të marrë pjesë sot në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.
Në panelin “Ballkani Perëndimor: Gjithçka po ndryshon, por gjithçka mbetet e njëjtë?”, ku do të diskutohen perspektivat e rajonit në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të jetë i pranishëm edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.
Përpos Gërvallës e Daçiqit pjesë e kësaj tryeze që mbahet pasdite është edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ndërkohë, homologu i Gërvalls nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, e ka ndarë një fotografi nga Bledi, ku në foto shihet edhe Gërvalla, por edhe ministrat e Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, mëngjes pune organizuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, së bashku me Ministrat e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla- Schartz, të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konakovic, të Kroacisë, Gordan Grliç Rаdman, zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino, si dhe përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor të Sllovenisë, Azhej Frangesh, i Norvegjisë, Arne Sanes Bjornshtad, i Britanisë së Madhe, Lordi Stjuart Piç dhe i Austrisë, Johannes Ajgner”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...
Haxhiu takon Gashin e KPK-së, flasin për përshpejtimin e pro...
Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave në tre m...