Skuadra e Serisë A, Roma, mund të finalizoj marrëveshjen për Romelu Lukakun e Chelseat në orët në vazhdim.
Sipas, Sky Italia, ka pasur kontakte pozitive ndërmjet dy skuadrave për një huazim, më vonë nuk u zhvilluan kontakte të reja pasi drejtuesit e Chelseat ishin në Francë për ndeshjet e Strasburgut.
Asnjë takim ballë për ballë nuk u zhvillua, por sot është një ditë vendimtare në sagë.
Ekziston një marrëveshje mes dy klubeve dhe po bisedohej me agjentët e Lukakut për të rënë dakord për detajet rreth pagave.
Por sot, të gjitha palët janë të prirura për të përcaktuar të gjitha detajet e fundit të mbetura të lëvizjes, me agjentin e lojtarit që tani po negocion komisionin për lëvizjen.
Lukaku do të lërë 4 milionë euro në tavolinë për të pranuar pagën e Romës prej 7.5 milionë euro në sezon dhe numërimi mbrapsht ka nisur.
Mediat italiane kanë shkruar edhe për mundësinë që Lukaku të prezantohet para tifozëve Giallorossi para ndeshjes së ardhshme kundër Milanit./Arbresh.info/
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...