Punimet në magjistralen Prishtinë-Podujevë po vazhdojnë edhe në ditët e fundjavës.
Teksa qytetarët të cilët frekuentojnë shpesh këtë rrugë i gëzohen nisjes së punimeve nuk mungojnë ankesat nga disa përfaqësues të bizneseve.
Edhe gjatë vikendit po punohet në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
E një nga qytetarët e kësaj anë, i cili kishte dalë në një nga vendet ku po kryhen punimet, i gëzohet faktit qe ato po bëhen me intensitet të shtuar.
“Mirë është duke shkuar puna shumë, i kanë dhënë zor shumë me punua. Kjo rrugë ka qenë shumë e nevojshme se kjo rrugë është shumë e ngarkuar sidomos në mëngjes dhe pasdite. Dhashte Zoti mu zgjerua e me u rregullua mirë”, thotë një qytetar.
Megjithatë, nuk munguan as ankesat nga bizneset.
“Janë sa shkolla këtu, bujqit pastaj si kanë me shkua nga kjo pjesë në tjetrën anë të rrugës. Sidomos për biznese në këtë zonë do të jetë më shumë dëm se sa mirë”, thotë një afaristë
Kostoja e këtij projekti do të jetë gjithsej 38 milionë euro.
Rruga për Podujevë që ka nisur të ndërtohet para shtatë vjetësh, pritet të përfundojë brenda 365 ditësh.
Kjo rrugë vlerësohet e rëndësishme jo vetëm për shpejtësinë e lidhjes me kryeqytetin, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve.
Po ashtu, me rregullimin e saj pritet të lehtësojë sadopak edhe rrugën e bashkatdhetarëve të cilët vijnë në vendlindje për pushime./rtk/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026