Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar Serbinë.
Sipas saj Serbia nuk ka zbatuar qëllimet thelbësore të marrëveshjeve, siç janë integrimi, rimëkëmbja e shpejtë ekonomike, kthimi i popullatës së zhvendosur dhe çmilitarizimi i rajonit nga ana e njësive speciale të sigurisë, shkruan Arbresh.info.
Sinani ka shkruar në Facebook se Serbia ka ndaj Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës edhe obligime të posaçme me tri dokumente të veçanta, të cilat janë miratuar nga ana e qeverisë.
“21 vjet më vonë, në të gjitha institucionet që nuk janë nën kompetenca të Komunave (që janë në kompetenca të Qeverisë Republikane ose Administratës së Rajonit), numri i shqiptarëve është simbolik, e ka madje institucione ku nuk ka fare shqiptarë. Jo vetëm që nuk janë punësuar shqiptarët lokalë, por janë sjellë edhe serbë të rajoneve të tjera nga Serbia”, ka shkruar ajo.
Sinani e cila tani është këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se kjo është Serbia për pakicat e saj kombëtare./Arbresh.info
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...
Atletico arrin marrëveshje me një tjetër lojtar të Atalantas
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...