Themeluesi dhe producenti i agjensionit të modës Gecjan Fashion Group (GfG Models), Ilir Geci zgjidhet producenti me i mirë në nivel ndërkombëtar, në mbrëmjen Gala me qindra të ftuar special nga shumë vende të Botës “THE BEST OF EUROPE AWARDS”, të mbajtur ne Stamboll.


Geci u përzgjodh si fitues, pas nominimit si një ndër pesë producentët më të mirë ndërkombëtar, në garë me profesionist të tjerë tejet të suksesshëm të kësaj fushe.
Ai mori çmimin kryesor “PRODUCENTI MË I MIRË NDËRKOMBETAR I EVENTEVE TË MODËS / THE BEST INTERNATIONAL FASHION EVENT’S PRODUCER”, duke sjellë kështu trofeun në Kosovë.



Përmes një postimi në rrjetin e tij Facebook, ai u shpreh tejet i lumtur që ky çmim vjen në Kosovë, “duke dëshmuar që një agjension kosovar si Gecjan Fashion Group, i cili ndër vite ka sjellë për publikun evente madhështore të modës, ka arritur te njihet dhe të vlerësohet ndërkombëtarisht”.


Ky është një sukses dhe promovim i jashtëzakonshëm për potencialin artistik dhe kulturor të vendit tonë.



KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates