Mbrojtësi francez, Jean-Clair Todibo është pranë transferimit tek Manchester United.
Sipas mediave franceze, lojtari që aktivizohet tek skuadra e Nice në Ligue 1, do t’i kushtojë klubit anglez 34 milionë paund.
23-vjeçari, i cili është pjesë e klubit francez që nga viti 2021 shihet si një alternativë e mirë për zëvëndësimin e mbrojtësit Harry Maguire, e ardhmja e të cilit është e paqartë.
Francezi në sezonin e kaluar është aktivizuar në 34 ndeshje me Nice dhe ka bërë paraqitje pozitive. Ndërsa tani duket se ka ardhur koha që të bëjë hapin e madh në karrierë.
Todibo e nisi karrierën si profesionist tek Toulouse përpara se t’i bashkohej Barcelonës në janarin e vitit 2019, me të cilët luajti në total vetëm 4 ndeshje. Më pas erdhi transferimi tek Nice me të cilët ka bërë në total 104 paraqitje. Lojtari ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Francës deri tek U20./ss
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vodhën para në një lokal në ...
Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rr...
Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat pë...
Gjenerali i lartë rus vritet në një shpërthim në Moskë
Tentim vrasje në Gjakovë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngja...
Rama ndan fotoalbumin e javës