Është caktuar seanca e apelit në çështjen ndaj Sali Mustafës. Kjo është bërë e ditur përmes një urdhri të publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Aty bëhet e ditur se seanca do të mbahet më 26 tetor nga ora 13:30 deri në 17:10 dhe më 27 tetor nga 09:30 deri në 11:05.
Sali Mustafa u dënua me 26 vjet burgim në dhjetor të vitit të kaluar, por mbrojtja e tij në muajin shkurt e ka bërë dorëzimin e nëntë shkaqeve të apelimit.
Prokuroria pretendon se Mustafa ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme, ndërsa ai është shpallur fajtor për pikën 1, 3 dhe 4./rtk
UEFA sqaron pse nuk u dha penallti në rastin e Ezes
Barcelona në ndjekje të talentit të PSG-së
Begaj në 75-vjetorin e Aviacionit Ushtarak: Nga transformimi...
Thellohen përplasjet mes SHBA-së dhe Gjermanisë
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë